S'ka kuorum, Mikullovci thërret takim konsultativ

Aktuale August 14, 2017 - 11:10

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci i ka dhënë edhe një rast të fundit koalicionit PAN që të paraqitet në takimin konsultativ të mërkurën për të diskutuar rreth seancës së re.

“Vetëvendosje është kundër takimeve konsultative pasi që konsideron se konsultimet duhet të ndodhin vetëm në Kuvend. Unë marr të drejtën time dhe të propozojë megjithatë që të caktojmë një bisedë konsultative. Të mërkurën në ora 10:00 do të shkoj në takim me PAN-in, por vetëm me një pikë të rendit të ditës. Kur janë të gatshëm të vijnë në Kuvend dhe ta propozojën kandidatin për kryetar të Kuvendit. Ky do të jetë takimi i fundit”, ka thënë Mikullovci./Zeri.