Avdullah Hoti: S'ka rrugë tjetër përveç Gjykatës Kushtetuese

Aktuale August 14, 2017 - 11:06

Shefi i grupit parlamentar të LAA-së, Avdullah Hoti, ka thënë se tani po shihet qartë se kush po i mbanë të bllokuara institucionet e vendit.

“Po shihet qartë tani kush po i bllokon institucionet. Më vjen keq që edhe minoritetet po i bashkohen atyre. Ne përshëndesim deklaratën e QUINT-it. Kjo situatë nuk mund të vazhdoj më tutje”, ka thënë Hoti, transmeton zeri.info.

Më tej, Hoti ka thënë se LDK po shqyrton edhe mundësinë e dërgimin të cështjes në Gjykatën Kushtetuese.

“Ne po shqyrtojmë modalitetet dhe hapat kushtetues që duhet të marrim për ta zhbllokuar këtë situatë. Ne jemi duke punuar për sqarimin e bazës juridike për dy pyetje që duhet t’i drejtohen Gjykatës Kushtetuese. Ne do ftojmë edhe Vetëvendosjen dhe minoritetet që të ulemi bashkë për të sqaruar bazën tonë për pyetjet që kemi për Gjykatën Kushtetuese”, ka thënë Hoti./Zeri/