Glauk Konjufca drejton akuza ndaj PAN-it dhe presidentit Thaçi

Aktuale August 14, 2017 - 10:57

Deputeti i lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca ka drejtuar akuza të shumta ndaj koalicionit PAN, duke mos lënë anash as presidentin Thaçi.

“Këtë seancë që po marrim pjesë e ka thirrur vet PAN-i, të cilët tani nuk po marrin pjesë. Kjo seancë ku po ndodhemi, është ajo e 3 gushtit ajo e cila nuk përfundoi dhe po vazhdon dhe në të cilën po merr pjesë koalicioni PAN. Seancën e 3 gushtit e ka thirrur presidenti Thaçi dhe tani mund ta shihni se kujt i shërben ai. Ata e interpretojnë të mirën e Kosovës me të mirën e tyre klanore. Me këtë program ata e kanë qeverisur Kosovën në 17 vitet e fundit”, ka thënë Konjufca, transmeton zeri.info.

Më tej, ai ka thënë se ka folur edhe për situatën e vitit 204.

“Nëse ju kujtohet në vitin 2014, ata e ksihin kryesuesin e seancës dhe nuk thërrisnin seancën me qëllim. Siç e dini, atë kohë, themelimi i institucioneve u vonua gjashtë muaj. Kurse sot, ata po e bllokojnë themelimin e institucioneve duke mos u shfaqur në Kuvend. Ku e kanë hallin ata? Është shumë e thjeshtë. Nuk i kanë numrat, as për kryeparlamentar as për kryeministër. Ata nuk i kanë numrat sepse ata numra në dorë i  kanë qytetarët e Kosovës”, ka thënë Konjufca.

E në fund, ai ka folur edhe për opsionet që ka Kosova.

“Qeveria e ardhshme ose do të ketë 81 vota në krye më Vetëvendosjen, ose do ‘ti ketë 59 vota në krye më PDK-në. As që dua të hargjoj fjalë për të shpjeguar se cila qeveri i duhet më shumë Kosovës sepse kjo po duket qartë”, ka përfunduar ai.