Mungojnë deputetët, kjo është ‘befasia’ e Adem Mikullovcit

Aktuale August 14, 2017 - 10:22

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës, Adem Mikullovci, ka shtyrë për 15 minuta seancën konstituive.

Pasi që ka konfirmuar se në sallë janë vetëm 55 deputetë, Mikullovci ka propozuar 15 minuta pushim për të parë nëse do të vij edhe ndokush tjetër prej deputetëve.

Deri më tani, të gjithë deputetët e “Vetëvendosjes” janë në sallë, por jo edhe të gjithë të koalicionit LAA.

“15 minuta pushim për shkak të mungesës së deputetëve të koalicionit PAN dhe atyre të minoriteteve”, ka thënë Mikullovci. /Zeri./