Bie shtylla e telefonit në Fushë Kosovë, qytetarët ndihen të rrezikuar

Aktuale August 13, 2017 - 19:23

Një shtyllë e telefonit është rrezuar dhe po qëndron varur e mbajtur vetëm nga telat, në rrugën “Silifke” në Fushë Kosovë.

Një banor i lagjes i ka dërguar fotografitë në redaksinë e gazetës “Zeri”, ku dhe ka treguar se pavarësisht se i kanë njoftuar organet kompetente (Policinë, emergjencën dhe punonjësit e KEDS-it), askush nuk u ka dalë në ndihmë.

“Në rrugën  Silifke nr.7 në Fushë Kosovë bie shtylla e telefonit dhe qëndron varur vetëm në tela që rrezikon jetën e çdo qytetari. Pasi kemi lajmëruar Policinë dhe emergjencën. Policia ka qëndruar një orë dhe është larguar me pas ka radhe KEDS-i me dy Makina por ka ikur duke thëne se kjo nuk është punë e jona. Nga posta nuk ka ardhur askush”, ka thënë qytetari I.J./Zeri/.

Image