Daçiq: Ndarja e Kosovës vetëm ide

Aktuale August 13, 2017 - 17:53

Zëvendëskryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka deklaruar se ndarjen e Kosovës e ka përmendur vetëm si ide për një dialog të brendshëm, të cilin e ka filluar presidenti Aleksandër Vuçiq, raportojnë mediet serbe, transmeton portali “Zeri.info”.

Ai ka shtuar se më shumë ka menduar në nevojën për të definuar se“ çka është serbe e çka shqiptare”.

“Atë e kam filluar vetëm si një ide dhe nuk flas për ndarjen, por për definimin e asaj se çka është serbe e çka shqiptare”, ka deklaruar Daçiq, i pyetur se a pajtohet me ndarjen e Kosovës.

“Kjo është një ide që duhet diskutuar dhe nuk është kurrfarë ndarje”. /Zëri/