Serbia lobon në 27 vende kundër pranimit të Kosovës në UNESCO

Aktuale August 13, 2017 - 16:51

Ministri i Jashtëm Ivica Daçiq ka konfirmuar sot se Serbia ka dërguar delegatët e saj në 27 vende për të lobuar kundër votës së këtyre shteteve për pranimin e Kosovës në UNESCO.

"Këto nuk janë delegatë të cilët do të zgjidhin disa probleme. Ata do të njoftojnë disa vende në lidhje me këtë çështje. Nëse nuk e kemi vizituar Uzbekistanin për 25 vjet, nuk mund të presim që ai të votojë kundër pranimit të Kosovës në UNESCO", shpjegoi Daçiq, shkruan sputniknews, transmeton zeri.info

Ai i pyeti të gjithë të pranishmit në qoftë se ata dinë diçka në lidhje me kontestin mes Bolivisë dhe Kilit, dhe arriti në përfundimin se - askush nuk e di asgjë.

"Po ashtu, ata nuk dinë shumë për Kosovën", tha ministri serb.

"Ata kanë shkuar tashmë në njëzet vende, dhe fjala është për 27 vende të rëndësishme të cilat do të vizitohen nga të dërguarit tonë", ka thënë Daçiq dhe ka përsëritur se “Kosova nuk do të bëhet anëtare e UNESCO-s, pasi tani edhe shtetet qo kishin abstenuar do të votojnë kundër”./Zeri