Vulin: MiG-ët arrijnë deri në fund të vitit

Aktuale August 13, 2017 - 14:01

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha sot se ai shpreson se avionët "MiG" do të mbërrijnë në Serbi deri në fund të vitit, pasi mbeten të hapura vetëm procedurat teknike për shkak se ato administrative tashmë janë kompletuar.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes thekson se në një takim me ministrin rus të Mbrojtjes, Sergei Shoigu është konfirmuar rëndësia e pajisjes së Ushtrisë së Serbisë me mjeteve të reja, para së gjithash aeroplanë, tanke dhe automjete luftarake.

Vulin ka thënë se Serbia nuk do të hyjë në aleanca ushtarake, dhe nuk do të aplikojë sanksionet kundër Rusisë, shkruan portali serb Blic, transmeton zeri.info

"Mikpritësve tonë iu kam thënë se ne jemi ushtarakisht neutral, nuk bëhet fjalë se ne do të hyjmë në ndonjë aleancë ushtarake, dhe ne me siguri do të vazhdojmë të sillemi në mënyrë miqësore dhe natyrisht, në përputhje me interesat tona. Rruga jonë, kur bëhet fjalë për BE-në është krejtësisht e qartë, por kur është në pyetje përcaktimi ynë ushtarak, ne mbetemi neutral dhe kështu do të mbetet ", ka thënë Vulin./Zeri

.