Abrashi për Pacollin: Njerëzit e biznesit i dinë humbjet ekonomike

Aktuale August 13, 2017 - 11:57

Nënkryetari i AAK’së Gazmend Abrashi e ka vlerësuar afatin dhjetë ditor të kreut të AKR’së Behgjet Pacollit dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Vetëvendosjes.

Thotë se  afati  i dhënë nga Pacolli, për gjetjen e zgjidhjes për formim të institucioneve,  tregon se njerëzit që vijnë nga biznesi nuk e durojnë status-quon dhe se profili i tij  ia mundëson ta kuptojë më së miri se sa të mëdha janë humbjet ekonomike dhe sa shumë dëmtohet imazhi i vendit nga kjo zvarritje.

“E vlerësoj qëndrimin e  Behgjet Pacollit,  i cili edhe në kohën kur u largua nga posti i Presidentit nuk pranoi ta dërgoi vendin në zgjedhje, duke reflektuar përtej interesit personal.

Ai edhe tash po e dëshmon se është njeri i zgjidhjeve duke e vënë interesin e Kosovës në radhë të parë, ngase çdo ditë e kaluar pa krijim të institucioneve sjellë humbje të pa riparueshme për vendin tonë”, ka shkruar Abrashi.

“Sikur e gjithë klasa politike të reflektonin në këtë formë, tashmë vendi do t'i kishte institucionet e krijuara”, ka përfunduar ai.