A do të shkojë të hënën në Kuvend PAN-i, tregon Xhavit Haliti

Aktuale August 11, 2017 - 10:17

Partia Demokratike e Kosovës ende nuk ka ndonjë vendim nëse do të marr pjesë në seancën e së hënës, e cila është thirrur nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci.

Anëtari i kryesisë së PDK-së, Xhavit Haliti ka thënë se për këtë do të vendoset në mbledhjen e kryesisë së partisë.

“Tash po e marr vesh që seanca është caktuar për të hënën. Nuk e di, ne do të takohemi si kryesi dhe pastaj d të vendosim se çfarë do të bëjmë”, ka thënë Haliti për lajmi.net.

Seanca për të hënën është thirrur nga kryesuesi Adem Mikullovci, pa ndonjë takim konsultativ me përfaqësuesit e partive politike.

Ndërsa, zyrtarë të koalicionit PAN, kanë refuzuar të marrin pjesë në seanca të Kuvendit, pa ndonjë takim konsultativ mes partive.

Ata kanë thënë se do të veprojnë kështu, sa herë që seancat thirren në këtë mënyrë.