Hoxhaj: Takimi i ardhshëm konsultativ, përcaktues për kthimin e PAN-it në Kuvend

Aktuale August 10, 2017 - 13:30

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj në një prononcim për Telegrafin tha se nuk ka ndryshuar asgjë nga ajo që është diskutuar dje në takimin e grupeve parlamentare me kryesuesin e seancës, Adem Mikullovci.

Sipas tij, ata si koalicion fitues i zgjedhjeve do të marrin pjesë në takimin konsultativ, në të cilën do të diskutohet për vazhdimin e seanca konstituive.

“Vetëm mund të them se asgjë nuk ka ndryshuar nga ai qëndrim”, ka theksuar Hoxhaj.

Ndryshe, dje është mbajtur takimi i grupeve parlamentare më kryesuesin e seancës konstituive, Adem Mikullovci, ku PAN-i ka thënë se nuk do të marrë pjesë në vazhdim seancën e sotme, sepse sipas tyre, vendimet e Mikullovcit kanë qenë arbitrare.

Përfaqësuesit e këtij koalicioni janë pajtuar që të mërkurën (16 gusht) të ketë një takim konsultativ të të gjitha subjekteve parlamentare, në të cilën sipas tyre, do të vendoset data e mbledhjes së Kuvendit, në të cilin edhe ata do të merrnin pjesë.

Ndryshe, në seancën e thirrur sot, prezentë në organin me të lartë legjislativ, kanë marrë pjesë deputetët e VV- dhe LAA-së, mirëpo kanë munguar përfaqësuesit e PAN-it dhe pakicave. /Telegrafi/