Mungon PAN-i, ndërpritet seanca

Aktuale August 10, 2017 - 10:49

Seanca konstituive e cila qe vazhdim i seancës që u ndërpre me 3 dhe 4 gusht, nuk ka vazhduar gjatë meqë në sallë nuk ka marrë pjesë PAN-i, raporton “Zeri.info”.

Me këtë rast, seanca është ndërprerë nga kryesuesi i seancës, Adem Mikullovci.

"Gjendja është kësisoj, PAN nuk është, minoritetet nuk janë, detyrohemi ta mbyllim seancën", deklaroi Mikullovci.

Pak para mbylljes së seancës, ai njoftoi se ka kuorum, por meqë PAN-i nuk mori pjesë, seanca u ndërpre.

Mikullovci me këtë rast, tha se do ta japë njoftimin se kur do të vazhdojë seanca./Zeri

 

Image