Mikullovci: Seanca e nesërme nuk anulohet

Aktuale August 09, 2017 - 10:40

Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës Adem Mikullovci, ka bërë të ditur se seanca e nesërme nuk do të anulohet.

Pas fjalës së shefit të grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti i cili ftoi PAN-in që të tregojë se kur është data e përshtatshme për ta që të marrin pjesë në seancë, Mikullovci ka ndërhyrë për të treguar se seanca e nesërme do të mbahet.

“Seanca e nesërme nuk anulohet”, ka thënë Mikullovci. /Zeri/