Pas caktimit të seancës, flet Adem Mikullovci

Aktuale August 07, 2017 - 12:43

Kryesuesi i seancës konstituive, Adem Mikullovci, ka thënë për “Zeri.info” se seancën e ka thirrur për të enjten, meqë ai mund ta caktojë kur të dojë atë.

“Jo, unë e caktoj seancën kur të ma merr mendja mua”, ka deklaruar ai.

Mikullovci më tej, ka thënë se këtë vendim e ka marrë në konsultim me përfaqësuesit e partive, porse jo me të gjitha. Kjo pasi që, ashtu si Mikullovci ka thënë, PAN nuk ka marrë pjesë.

“E kam caktuar me kryetarët e partive, por jo me të gjithë. PAN-i nuk ka qenë aty, nuk po merr pjesë”, ka shtuar ai.

Por pavarësisht kësaj, Mikullovci ka thënë se takimi konsultativ do të mbahet edhe të mërkurën.

“Po, po, takimi do të mbahet të mërkurën, të mërkurën në orën 10:00”, është shprehur ai.

Por megjithëkëtë, ai nuk është shprehur optimist se kryetari i kuvendit do të zgjidhet të enjten.

“Por thënë të drejtën nuk jam fort optimist se situata do të zgjdhet të enjten. Unë e kam thirrur seancën, erdhën mirë, që jo..”, ka përfunduar Mikullovci./Zeri