Thaçi takon kryeministrin e Malit të Zi, pajtohen për forcim të bashkëpunimit

Aktuale August 02, 2017 - 13:19

Presidenti Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në vizitë zyrtare në Mal të Zi, ku do të marr pjesë në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), para fillimit të këtij samiti ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Malit të Zi Dusko Markovic.

Thaçi me anë të një postimi në facebook ka thënë se më kryeministrin malazez janë pajtuar forcojmë bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor ndërmjet dy shteteve tona, shkruan lajmi.net.

Ai ka thënë se anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krijuar një momnetum të ri në përshpejtimin e anëtarësimit të shteteve të Ballaknit.

“Anëtarësimi i Malit të Zi në NATO ka krijuar një momentum të ri në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit edhe të shteteve të mbetura të Ballkanit në NATO. Kjo do të konfirmohet sot edhe në Samitin e Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5)”.

“Para Samitit zhvillova një takim me kryeministrin e Malit të Zi, Dusko Markovic, me të cilin u pajtuam që të forcojmë bashkëpunimin politik, ekonomik, tregtar, kulturor dhe arsimor ndërmjet dy shteteve tona”, ka shkruar Thaçi.

Presidenti Thaçi do të ketë takim edhe me zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence.