Zëvendëspresidenti i SHBA-ve takon Thaçin të parin prej liderëve të rajonit

Aktuale August 02, 2017 - 12:00

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Michael Pence, para se të fillojë samiti i Kartës së Adriatikut ‘US-Adriatic Charter’ (A5), do ta takojë të parin presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Në agjendën që ka siguruar "Zeri.info" thuhet që zëvendëspresidenti amerikan pas Thaçit pritet t’i takojë kryeministren e Serbisë, kryeministrin e Shqipërsië dhe atë të Maqedonisë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka udhëtuar dje për në Podgoricë, ku edhe do të mbahet samiti./Zeri

Image