Serbia shkarkon rektorin e Kosovës

Aktuale August 02, 2017 - 11:51

Qeveria e Serbisë  ka shkarkuar nga detyra, Sreçko Milaçiq, rektor i Universitetit të Prishtinës me seli në Mitrovicë.

Në ushtrimin e detyrës së rektorit u emërua profesori, Blagoje Nedelkoviq nga Fakulteti i Shkencave Teknike.

Rektori i deritanishëm është liruar  nga detyra, me propozimin e Ministrisë së Arsimit të këtij vendi pas ankesave të shumta për punën e tij, raportojnë mediat serbe, transmeton Klan Kosova.

Në peticionin për shkarkim të nënshkruar nga profesorë, studentë, deputetë dhe përfaqësues të komuniteteve serbe në Kosovë theksohet mes tjerash se  ai nuk e ka raportuar pasurinë në  Agjencinë kundër Korrupsionit, ka shpërndarë në mënyrë të pabarabartë buxhetin.

Ankesa ndaj Milaçiq ka pasur edhe për mbyllje të departamenteve  të caktuara në Moravë, Graçanicë, Zubin Potok kështu duke iu lënë hapësirë hapjes së universiteteve private.