Asnjë parti politike nuk ka aplikuar për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale

Aktuale August 02, 2017 - 11:46

Afati i fundit për dorëzimin e aplikacioneve për t’u certifikuar për pjesëmarrje në Zgjedhjet Lokale është 22 gushti, derisa sipas të dhënave të nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më tani nuk ka pasur ndonjë aplikim të përmbyllur, por vetëm të interesuar për kushtet që duhet të plotësohen.

Deri më 22 gusht, subjektet politike duhet të dorëzojnë listat e kandidatëve për kryetarë të komunave dhe asamble komunale. Zëdhënësi i KQZ’së, Valmir Elezi ka thënë për Gazetën Express se deri më tani nuk ka pasur ndonjë aplikim të përmbyllur nga subjektet politike.

“Deri më tani nuk kemi ndonjë aplikim të përmbyllur. Sigurisht se ka pasur interesim lidhur me kushtet të cilat duhet të plotësohen për të aplikuar”, tha Elezi, derisa ta potencuar se të gjitha aplikimet për certifikim që bëhen, do të shqyrtohen dhe më pastaj do të vendos KQZ-ja për certifikimin e tyre ose jo.

Ndërsa, tërheqja e shortit për renditjen në fletëvotim të subjekteve politike të certifikuara është planifikuar të bëhet më në javën e parë të muajit shtator.