Qeveria miraton propozimin e MBP-së për anëtarësimin e Kosovës në Interpol

Aktuale August 02, 2017 - 10:52

 

Qeveria e Kosovës ka miratuar propozimin e Ministrisë së Punëve të Brendëshme për anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Zëvendësministri i MBP Behar Selimi ka thënë se anëtarësimi i Kosovës në këtë organizatë i hapë rrugë të re të bashkëpunimit Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se me anëtarësimin e Kosovës do thellehohet lufta e krimeve ndërkufitare e të tjera, raporton lajmi.net.

Ndërsa Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ka thënë se ka marr mbështetje të vendeve të ndryshme për përkrahje. Hoxhaj ka thënë se duhen diku 110 vota për tu anëtarësuar në Interpol.

Sipas Hoxhajt ka edhe shtete që nuk e kanë njohur Kosovën e që do të votojnë për anëtarësim.

Votimi për anëtarësimin e Kosovës në këtë organizatë do të merret në shtator.

Kryeministri Mustafa ka thënë se anëtarësimi në këtë organizatë është shumë i rëndësishëm dhe ka shprehur bindjen se një gjë e tillë do të ndodh./Lajmi.net/