Trajkoviq – Daçiqit: Ndarja e Kosovës sjell destabilitet

Aktuale August 01, 2017 - 11:28

Projekti i ndarjes së Kosovës përbën një zgjidhje jokreative  dhe është tregues se në Qeverinë e Serbisë  ka njerëz të vjetër me zgjidhje të vjetra.

Kështu ka deklaruar drejtoresha e organizatës Lëvizja evropiane serbe, Rada Trajkoviq.

Ajo në B92 ka deklaruar se është e qartë se nuk ka pasur ndryshime, nuk kanë rënë maskat dhe se nuk është e vërtetë se qeveria është pro-evropiane.

“Zgjidhje të tilla, si ajo që e paraqiti edhe zëvendëskryeministri dhe mnistri i  Jashtëm (Ivica Daçiq), çojnë në destabilizimin jo vetëm të serbëve dhe Serbisë, por të gjithë rajonit”, ka thënë Trajkoviq, transmeton Klan Kosova.

Kryediplomati serb në një shkrim të publikuar një ditë më parë në të përditshmen serbe “Blic” ka theksuar se ndarja e Kosovës është mënyra më e mirë për t’i dhënë fund armiqësive mes shqiptarëve dhe serbëve.