Krasniqi: Qeveria nuk votohet të enjten, kemi mbështetjen e mjaftueshme

Aktuale August 01, 2017 - 10:33

Koalicioni PAN nuk planifikon që në seancën konstituive të 3 gushtit ta formojë edhe Qeverinë.

Ndonëse ishte raportuar se në seancën e 3 gushtit pas zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit do të votohej edhe Qeveria, deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi është shprehur se një gjë e tillë nuk beson që do të ndodh.

“Nuk besoj se do të jetë votimi i Qeverisë të enjten. Por besoj që të enjten pas konstituimit të Kuvendit, zgjedhjet së kryetarit dhe nënkryetarëve dhe pastaj”, ka thënë Krasniqi, të martën pas regjistrimit si deputet i Kuvendit.

Ai është shprehur se kanë mbështetje të mjaftueshme për ta konstituuar Kuvendit dhe formuar Qeverinë./Lajmi.net/