Albin Kurti regjistrohet si deputet

Aktuale August 01, 2017 - 09:30

Ish kreu i Vetëvendosjes dhe njëherit i nominuari për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë deri tani janë regjistruar edhe 116 deputetë të tjerë nga gjithsej 120 deputetë, njofton Klan Kosova.

Mosregjistrimi i deputetëve deri tani nuk paraqet problem pasi Kuvendi ka bërë të ditur se kjo procedurë ka për qëllim të lehtësimit teknik pasi një gjë e tillë nuk është e paraparë me dispozitat e Kushtetutës të Republikës së Kosovës dhe as me dispozitat e Rregullores së Kuvendit.

Në një njoftim të Kuvendit thuhet se deputetët mund të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm për administratën e Kuvendit në çdo kohë të përshtatshme për deputetin.

Andaj lëshimi i afatit të caktuar nga Kryesia e Kuvendit për regjistrimin e deputetit, nuk ka pengesa për pjesëmarrje të deputetit në seancën konstituive të Kuvendit.