Albin Kurti sot regjistrohet si deputet

Aktuale August 01, 2017 - 08:23

Ndonëse regjistrimi i liderit të “Vetëvendosjes” Albin Kurti ishte paraparë për ditën e djeshme, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Përkundrazi, Kurti pritet të regjistrohet gjatë ditës së sotme, me fillim të orës 9:00, shkruan gazeta Zeri.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për “Zërin” edhe zëdhënësi i këtij subjekti, Shkodran Hoti, i cili ka thënë se Kurti pritet të regjistrohet sot.

“Nesër në orën 9:00 regjistrohet Albin Kurti”, ka thënë ai shkurt për “Zërin”.

Nga ana tjetër, Zyra për Informim e Kuvendit ka njoftuar se katër deputetët e tjerë që kanë mbetur pa u regjistruar do t’i kryejnë procedurat ditët e ardhshme.

“Katër deputetë të tjerë kanë kryer sot këtë procedurë, duke rritur kështu numrin e të regjistruarve në 116. Regjistrimi i deputetëve të tjerë do të bëhet ditëve në vijim”, thuhet në njoftimin e saj.