Haradinaj: Kosova dhe Shqipëria janë faktorë stabiliteti në rajon

Aktuale July 28, 2017 - 16:34

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në zyrën e tij ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Dritan Demiraj.

Haradinaj tha se të dy janë dakorduar që Kosova dhe Shqipëria janë faktorë stabiliteti në rajon dhe se përfshirja e Kosovës në strukturat rajonale-evropiane dhe ndërkombëtare të sigurisë, veç sa e forcon bashkëpunimin dhe është në funksion të stabilitetit.

Postimi i plotë i Haradinajt:

Sot pata kënaqësinë ta pres në një takim Dritan Demirajn, një ushtarak i shkëlqyer, aktualisht Ministër i Brendshëm i Shqipërisë.

Në një bisedë të hapur e miqësore, folëm për sigurinë rajonale, për detyrat e shteteve tona në lëmin e sigurisë, bashkëpunimin, si dhe ndihmesën që mund ta japë Shqipëria në anëtarësimin e Kosovës në strukturat rajonale dhe evropiane të sigurisë.

U dakorduam se Kosova dhe Shqipëria sot janë faktorë stabiliteti në rajon dhe se përfshirja e Kosovës në strukturat rajonale-evropiane dhe ndërkombëtare të sigurisë, veç sa e forcon bashkëpunimin dhe është në funksion të stabilitetit.