Ja sa deputetë nuk e kanë kryer regjistrimin sipas afatit

Aktuale July 28, 2017 - 16:21

Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se 112 deputetë, nga gjithsej 120, janë regjistruar në Kuvend gjatë afatit tre ditorë i cili ka përfunduar sot.

Ndryshe, deri më tani vetëm për katër deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje, përfshirë Albin Kurtin, është njoftuar se nuk kanë kryer regjistrimin në Kuvend, duke shpërfillur afatin e caktuar nga kryesia e vjetër.

Regjistrimi i deputetëve parashihet të përfundojë para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit, që për këtë legjislaturë është caktuar të jetë 3 gushti.

Njoftimi i plotë i Kuvendit të Kosovës:

Sot, në ditën e tretë të regjistrimit të deputetëve të Legjislaturës VI të Kuvendit të Republikës së Kosovës, janë regjistruar 23 deputetë.

Numri i deputetëve të regjistruar, gjithsej ka arritur në 112.

Regjistrimi i deputetëve, të cilët nuk kanë janë paraqitur për regjistrim, do të bëhet në fillim të javës së ardhshme.