A duhet të përjashtohet Teuta Rugova nga LDK, nëse voton për PAN'in? Flet Driton Selmanaj (Video)

Aktuale July 27, 2017 - 20:35

Vota e Teuta Rugovës është akoma e paqartë, por me më shumë mundësi që ajo t’i jepet Ramush Haradinajt për krijim të Qeverisë. E, çfarë masa do të merrte Lidhja Demokratike nëse ajo, apo ndonjë deputet tjetër nuk i bindet vendimeve të partisë?

Teuta Rugova juridikisht është deputete si të gjithë të tjerët, megjithatë nuk dihet nëse Lidhja Demokratike, do të reagonte njëjtë ndaj saj, si ndaj secilit në grupin parlamentar që voton ndryshe nga vendimet e partisë.

Selmanaj ka folur për mundësinë që ndonjë nga deputetët e LDK’së ta votojë kandidatin e PAN’it për kryeministër, duke treguar se çfarë masash, sipas Selmanajt, do të duhej të merrte partia atyre që i ia mundësojnë krijimin e qeverisë PAN’it.