Albin Kurti nuk regjistrohet si deputet

Aktuale July 27, 2017 - 18:32

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk është regjistruar ende si deputet i legjislaturës së gjashtë.

Përkundër faktit që shumica e deputetëvve të kësaj partie tashmë kanë kryer obligimin formal, Kurti ka zgjedhur që këtë ta bëjë vetëm në ditën e fundit.

Në dy ditët e para të këtij procesi, në kuvend janë regjistruar gjithsejtë 89 deputetë.

Nesër, që është edhe dita e fundit e këtij procesi, pritet të regjistrohen edhe 31 deputetët e mbetur, në mesin e tyre edhe dy kandidatët për kryemninistër nga LVV dhe LAA, Albin Kurti e Avdullah Hoti./Zeri/