​ Rritja e çimit të ujit, dorëhiqet nënkryetarja e bashkisë në Tiranë

Aktuale July 27, 2017 - 17:38
Një ditë pas votimit për rritjen me 20 lekë të çmimit të ujit, nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës nga radhët e LSI, Brunilda Paskali ka njoftuar dorëheqjen nga ky post.

Në një deklaratë për mediat, Paskali ka deklaruar se ky vendim vjen për shkak të “partneritetit individual” të këshilltarëve të LSI me PS, për të miratuar rritjen e çmimit të ujit në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. 

“Bashkëpunimi i deritanishëm institucional mes LSI dhe PS u zëvendësua me partneritetin individual të dy këshilltarëve që kanë vepruar në kundërshtim me qëndrimin e LSI. Misioni në opozitë i LSI më obligon aktin e dorëheqjes si detyrim ndaj qytetarëve që i kanë besuar LSI-së qeverisjen”, ka deklaruar Paskali.