Ahmeti: Kadri Veseli po e shkatërron PDK-në, si Kosovën

Aktuale July 27, 2017 - 16:51

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka reaguar ndaj PDK-së meqë kjo e fundit sot ka publikuar 57 emra të militantëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që sipas tyre VV i ka rehatuar në Ndërmarrjen Banesore të Prishtinës.

Ahmeti, pjesëtarët e PDK-së i ka quajtur “SHIK-a të vegjël”, përcjellë Indeksonline.

Ndërkohë, ai nuk ka hezituar të përmend as mediat online duke i quajtur “portale të shpërndarjeve të lajmeve të rreme”.

Lexoni reagimin e plotë të Ahmetit:

Gjenerata e re e PDKse apo më mirë me e quajt gjenerata e Kadri Veselit, për dallim nga themekuesit, nuk ështe ngritur me sakrificë apo aktivizëm kombëtar por vetëm me servilizëm ndaj Kadrisë. Ky servilizëm është shpërblyer me financa e pushtet.

Keta janë gjenerata e shpifësve, mjegullkrijuesve, e portaleve të shpërndarjeve të lajmeve të rrejshme. E mira është se Kadria i nxorri gati të gjithë mbi sipërfaqe dhe tash këta duhet me tregu vetën. Këta nuk kanë as konstituencë e as votues prandaj edhe nuk japin llogari publike por vetëm llogari te shefi ku shtyhen se cili shpifi më shumë e cili lujti me shumë lojë të flliqta. Kane qef krejt me u bo ShIKa rë vegjël.

Kadria po e shkatërron PDKnë ashtu sic gati e shkatërroi Kosovën. Për këtë të dyten e kemi ndaluar dhe do ta ndalim, e për të parën si duket nuk ka shpëtim.