Naser Rugova: Ky është kushti për votën time ndaj Ramush Haradinajt

Aktuale July 27, 2017 - 16:41

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova është përfolur si njëri prej figurave që do ta jap votën pro qeverisë “Haradinaj”. Mirëpo, i njëjti ke hedhur poshtë këto raportime të disa mediave elektronike.

Në një intervistë për “FaktPlus” (TribunaChannel), ai ka thënë se në rast se LDK-ja do të ishte koalicion me AAK-në atëher do t’ia jepte votën Haradinajt, transmeton Indeksonline

“Unë po flas në emrin tim personal dhe veçanërisht për LDK-në. Është e drejtë kushtetuese e secilit deputet për vendime të caktuara, por deri këto momente GR parlamentar i LAA-së vazhdon të mbetet unik. Po të ishte koalicioni me AAK dhe LDK nuk do të kishte gjë të keqe, por gjithmonë në harmoni me partinë”, ka thënë ai.