Hoxhaj: I kemi numrat për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit (VIDEO)

Aktuale July 27, 2017 - 12:07

Deputeti dhe zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, gjatë ditës së sotme është regjistruar si deputet në Kuvendin e Kosovës. Ai tha sot se koalicioni PAN do të ketë numrat për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit më 3 gusht.

Hoxhaj pas regjistrimit ka thënë se shpreson që Lista Serbe do të jetë në krah të koalicionit PAN për formimin e Qeverisë.

“Unë shpresoj që komunitetet Serbe do të jenë pjesë e koalicionit PAN. Zoti Haradinaj bashkë me zotin Veseli kanë pasur takime me pjesëtarë të Listës Serbe”, ka thënë Hoxhaj. 

Pas regjistrimit si deputet në Kuvendin e Kosovës, Hoxhaj tha se PAN-i është shumica parlamentare dhe se ata e kanë të drejtë që të propzojnë kryetarin e Kuvendit dhe mandatarin e Qeverisë

 “Ne do të kemi numra të mjaftueshëm për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe nga ana jonë kandidati më i preferuar është Kadri Veseli por pritni më 3 gusht pasi me këtë datë fjalët që ne themi do të shndërrohen në realitet. Në jetën politike ka fakte dhe ka interpretime mbi fakte. Faktetet janë që koaklicioni PAN e ka shumicën për ta propozuar kryetarin e Kuvendit. Ne jemi shumica parlamentare dhe ne kemi të drejtë ta propozojmë kryetarin e Kuvendit dhe mandatarin e Qeverisë”, ka thënë Hoxhaj.