Musliu: Nuk më dënuan për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar

Aktuale July 26, 2017 - 23:32

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve, Jonuz Musliu e ka konfirmuar se gjykata e Beogradit, lëshoi një vendim përfundimtar për të i cili e dënon atë me 40 ditë burg.

Sipas tij, ky vendim nuk ka ardhur për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar.

“Ky nuk është dënim për flamurin shqiptar, bëhet fjalë për disa aktivitete partiake”, ka thënë Musliu, transmeton lajmi.net.

Ai ka deklaruar se ky vendim i gjykatës është i qëllimshëm dhe një formë e presionit, pasi i kanë dhënë tri ditë afat, të paguajë gjobën ose të shkojë në burg.

Mediat serbe kujtojnë se më herët Musliu ka përkrahur deklaratën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për krijimin e Shqipërisë së Madhe ku nxiti reagime edhe në Serbi.