Hoxhaj: Veseli është i preferuari i PDK-së për kryetar të Kuvendit

Aktuale July 26, 2017 - 21:00

Zëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka theksuar se ende nuk është vendosur se a do të jetë Kadri Veseli kandidat për kryetar të Kuvendit të Kosovës, nga koalicioni PDK – AAK dhe Nisma (PAN).

Hoxhaj ka thënë në emisionin ‘Rubikon’ të KTV-së, se shefi i PDK-së mbetet i preferuari i partisë për këtë pozitë.

“Mendimi dhe preferenca ime individuale është që ne të shkojmë me Veselin. Jam duke folur vetëm për atë se çfarë nuk ka ndodh”, ka theksuar Hoxhaj.

Ai ka thënë se “se sipas informatave që ka deri tash, koalicioni ka mbledhur numrat për krijimin e Qeverisë”.

Sipas tij, Kadri Veseli dhe Ramush Haradinaj, kanë biseduar me shumë deputetë të subjekteve tjera dhe “i kanë bindur që të votojnë mandatarin e PAN-it për kryeministër”.