Vjen sërish i nxehti afrikan, ja dita e kthesave të temperaturave

Aktuale July 26, 2017 - 20:18

Vranësirat e ditëve të fundit në vend dhe reshjet e shkurtra, do t’ia lënë vendin sërish të nxehtit afrikan.

Sipas sinoptikanëve, më datë 28 Korrik, nis stabilizim i kushteve atmosferike dhe rritja e temperaturave. Rritje që nga e diela e në vijim do të vijojë, duke bërë që 30 Korriku si dhe ditët e para të gushtit të goditemi nga një vale e të nxehtit Afrikan.

Parashikimi i motit sipas Meteoalb:

Parashikohet dt. 26 – 27 korrik 2017 të karakterizohen nga kthjellime e vranësira të shpeshta dhe shira të pakët por që herë pas here do të jenë rrebeshe afatshkurtra.

Po ashtu, do të ketë rënie të temperaturave në të dy vlerat ekstremale ditore.

Kjo situatë ndryshon me dt. 28 korrik 2017 kur pritet stabilizim i kushteve atmosferike duke bërë që pjesa me e madhe e vendit të dominohet kryesisht nga kthjellime si dhe RINIS rritja e temperaturave.

Kjo rritje do jetë graduale deri të shtunën por nga e diela dhe në vijim ditët e para të gushtit, territori ashtu si dhe pritej, goditet nga një valë e të nxehtit Afrikan e cila do sjellë temperatura që pritet të ngjiten mbi 39°C (në hije).