31 deputetë janë regjistruar deri tash

Aktuale July 26, 2017 - 11:49

Ndonëse regjistrimi i deputetëve të legjislaturës sa gjashtë ka nisur sot në orën 10:00, deri më tash janë regjistruar vetëm 31 nga 120 sa ka kuvendi, raporton zeri.info.

Prej orës 10:00 deputetë të të tria blloqeve kanë kryer procedurat e regjistrimit, raporton zeri.info.

Ramush Haradinaj, Rasim Selmanaj, Milaim Zeka, Bekim Haxhiu nga Koalicioni PAN,   Rexhep Selimi, Dukagjin Gorani, Fisnik Ismali, Dardan Molliqaj, Dardan Sejdiu, Albulena Haxhiu nga VV, e Ilir Deda e Behgjet Pacolli nga LAA, kanë qenë disa prej deputëve që janë regjistruar deri tash.

Ndërkohë, deputetët kanë afat tri ditë gjithsej që të regjistrohen./Zeri