Haradinaj:Në kuvend do të jenë 120 deputetë, aty do të merret vesh gjithçka (Video)

Aktuale July 26, 2017 - 11:04

I nominuari për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, nuk ka treguar nëse ky koalicion i ka apo jo numrat, raporton zeri.info.

I pyetur nga gazetarët rreth kësaj çështjeje, Haradinaj ka thënë se nuk e kupton pyetjen.

"Cilët numra? Nuk po e kuptoj pyetjen", tha ai.

Më tej, Haradinaj tha se në kuvend do të jenë të gjithë deputetët ditën kur do të mbahet seamca dhe aty do të shihet se cka do te ndodhë.

Ai më tej, ka thënë se pret që te zgjidhet kryetari i kuvendit dhe të mos humbet kohë më shumë.

"Me rëndësi e kemi të caktuar ditën e seancës, rendi i ditës do të vlejë, në rend do të jetë zgjedhja e kryetarit, besoj qe s'do të humbim kohë", ka potencuar ai./Zeri/