Vulin reagon për deklaratat e Ramës e Pacollit

Aktuale July 26, 2017 - 10:10

 

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se edhe një herë është dëshmuar se në mesin e shqiptarëve nuk ka bashkëbisedues të sinqertë kur bëhet fjalë për çështje  të një rëndësie vendimtare për serbët dhe shqiptarët.

“Deklaratat e Ramës dhe Pacollit e parandalojnë  dialogun, dëmtojnë Vuçiqin dhe e ndalojnë  atë që t`i bëjë bashkë serbët rreth çështjes së Kosovës”, ka thënë Vulin në një deklaratë për Tanjug, transmeton Klan Kosova.

Ky reagim i tij erdhi një ditë pasi kryeministri shqiptar, Edi Rama dhe kreu i AKR-së, Behgjet Pacolli e vlerësuan qëndrimiin e fundit të Vuçiqit për normalizimin e raporteve me Kosovën.