A është i denjë Ramush Haradinaj për të udhëheqhur me vendin?Flet Albin Kurti

Aktuale July 26, 2017 - 09:52

Kandidati i Lëvizjes “Vetëvendosje” për kryeministër, Albin Kurti, në një intervistë dhënë gazetës “Zëri”, ka folur edhe për kundërkandidatin e tij, Ramush Haradinaj.

Kurti ka thënë se në një demokraci elektorale janë votuesit që i tregojnë gjithkujt se a është dhe sa është i denjë për të qeverisur me vendin./Zeri/

Lexoni përgjigjen e tij.

Cili është mendimi juaj për kundërkandidatin tuaj Ramush Haradinaj? Ju duket i denjë për të udhëhequr me vendin?

Kurti: Mendimi im personal është se në një demokraci elektorale janë votuesit që i tregojnë gjithkujt se a është dhe sa është i denjë për të qeverisur me vendin. Në zgjedhjet e vitit 2014 ne ishim subjekti i tretë, andaj edhe kur bëmë thirrje për të krijuar koalicionin opozitar, ne nuk kërkuam postin e kryeministrit. Madje nuk kërkuam asnjë post.

Ata që këmbëngulën për poste më pas e prishën koalicionin dhe e lanë PDK-në në pushtet, gjë që siç dihet pati pasoja katastrofale të migrimit masiv e kosto të mëdha për vendin, që vijojmë t'i paguajmë si shoqëri e si shtet. Edhe sot, synimi për poste kur nuk i ke votat e duhura rrezikon ta sjellë të njëjtin rezultat, lënien e PDK-së në pushtet. Por sot, fatmirësisht, gjërat janë shumë më të lehta për ne, që kemi dalë subjekt i parë dhe shumë të vështira për PDK-në dhe për ata që ajo i josh duke përfituar prej dobësive të tyre./Zeri/