PAN-i ka të drejtë që ta propozojë kandidatin aq herë sa është e nevojshme

Aktuale July 26, 2017 - 09:31

Analistët politikë konsiderojnë se edhe po që se PAN-i i zotëron votat për kryeparlamentarin, nuk do të thotë domosdo se i ka votat edhe për ta bërë Qeverinë.

“Në bazë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, e drejta për propozimin e kandidatëve për kryeparlamentar i takon ekskluzivisht PAN-it si subjekti i parë në zgjedhje. Kjo nënkupton që PAN-i ka të drejtën që ta propozojë kandidatin për kryeparlamentar aq herë sa është e nevojshme, deri sa ai/ajo të zgjidhet. Pa zgjedhjen e kryetarit Kuvendi nuk cilësohet si i konstituuar, duke përjashtuar kështu për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të reja të jashtëzakonshme”, ka bërë të ditur Eugen Cakolli, monitorues i punës së Kuvendit në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), transmeton zeri.info. 

 Kurse politologu Ramush Tahiri ka thënë se numrat për kryeparlamentarin nuk do të thonë domosdo se janë edhe për Qeverinë. /Zeri./