Kosova mund të anëtarësohet në shtator në Interpol

Aktuale July 25, 2017 - 23:32

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Behar Selimi, ka shprehur optimizmin se Kosova do të arrijë në muajin shtator të bëhet pjesë e Interpolit.

Në një intervistë për Epokën e Re, ai ka theksuar se anëtarësimi i Kosovës është interes i shumëfishtë i Interpolit.

Ai ka treguar se Kosova ka nisur një angazhim te shtetet anëtare dhe, sipas tij, pritjet janë reale që Kosova të anëtarësohet në Interpol.

Selimi ka thënë se lënia e Kosovës jashtë kësaj organizate do të thotë t’i ndihmosh organizatat e ndryshme kriminale me karakter rajonal.