Vuçiq kërkon takim me Edi Ramën në Itali, Kosova në qendër të vëmendjes

Aktuale July 25, 2017 - 23:07

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka qëndruar sot në Itali prej ku ka kërkuar që në këtë shtet të realizohet një takim me zyrtarët qeveritarë të Italisë, Shqipërisë dhe Serbisë.

Ai u tha gazetarëve se do të kërkojë përgjigje nga Edi Rama për një takim të mundshëm, transmeton lajmi.net.

Vuçiq shtoi se Serbia kërkon dialog me Kosovën, dhe raporte të mira me Shqipërinë.

Duke folur për dialogun Kosovë-Serbi, tha se zgjidhja është e vështirë, por që do të mundohen të bëjnë çdo gjë që të ketë diçka risi.

Sipas tij dialogu me shqiptarët është në interes të Serbisë.

Presidenti serb ditë më parë ka kërkuar dialog të brendshëm në Serbi për çështjen e Kosovës.