Adem Demaçi viziton familjen Lladrovci (Foto)

Aktuale July 23, 2017 - 22:48

Demaçi premton se do të marrë pjesë në përvjetorin e Fehmi dhe Xhevë Lladrovci

Adem Demaçi, sot ka qëndruar për vizitë në familjen Lladrovci.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci përmes një postimi në Facebook.

Ai e ka cilësuar këtë vizitë si të paharrueshme.

“E falënderova për vizitën e tij dhe i tregova se jam zotuar që deri sa të vdes do të punoj me shpirt për qytetarët e vendit, duke respektuar ligjin. Po ashtu e njoha me punën që është duke u bërë për shënimin e përvjetorit të Fehmi dhe Xhevë Lladrovci me mora premtimin se do të jetë edhe Baca Adem me neve”, ka shkruar ai, ku ka postuar edhe fotografi nga takimi.

Image

Image

Image