Çerdhja në Podujevë merr emrin e Armelës (VIDEO)

Aktuale July 23, 2017 - 21:47

Armela Segashi, një ndër viktimat e para të sulmit terrorist në Gjermani, tash e një vit ma parë, është shndërruar në një kujtim të përhershëm për Kosovën e sidomos për qytetarët e Podujevës të cilët tashmë kanë emëruar një çerdhe me emrin e saj.

Çerdhes së qyteti iu ndërrua emrin dy muaj më parë, saktësisht në ditën kur Armela do festonte ditëlindjen.

Një një vjetorin e vdekjes së Armelës një ekip i yni ka vizituar këtë çerdhe dhe familjarët e Armelës në Podujevë të cilët edhe sot rrëfyen mes lotësh tregimin për Armelën. /Tribuna Channel/