Hashim Thaçi me veturë personale e shofer në Drenicë (FOTO)

Aktuale July 23, 2017 - 17:23

Presidenti Hashim Thaçi ka publikuar një foto me djalin e tij, Endritin, duke shkuar në Drenicë, me veturë personale.

Hashim Thaçi ka shkuar në Drenicë një ditë para se të mbajë një takim konsultativ me partitë politike për të themeluar Parlamentin e Kosovës.

Ai ka publikuar një foto ku tregon se në vendlindjen e tij ka shkuar me veturë private. 

"Sot në Drenicë. HTH", ka shkruar presidenti.

Por, as Presidenti dhe as djali i tij nuk kanë vendosur rripin e sigurisë, që është i obliguar me Ligjin për komunikacionin rrugor.

Image