Bajram Gecaj: LDK të jepet me qera!

Aktuale July 23, 2017 - 15:14

Zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj përmes një statusi në facebook, ka ironizuar me ata të cilët ai i quan “outsider” të LDK-së.

Gecaj tha se do të ishte mirë që këta persona të cilët po brengosën për LDK-në, tu jepet mundësia ta “rregullojnë”, atë sipas tekeve të tyre.

“Brengosëse dhe jo-korrekte megjithatë do te ishte fakti se këta “outsider-ë” nuk do ta bënin të njëjtën me partitë e tjera, e sigurisht që do te shkaktonte ndër to xhelozi, por edhe humbje “paanësie” të këtyre “shpëtimtarëve!”, ka shkruar Gecaj në Facebook.

Ja postimi i plotë i Bajram Gecaj:

“Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm të “outsider-ëve” si dhe brengosjes së tyre “thellësisht të sinqertë” me zhvillimet brendapërbrenda LDK-së, ndoshta nuk do të ishte keq që, në mbledhjen e radhës, Këshilli i Përgjithshëm të konsideronte mundësinë t’ua japë partinë me “qira”, e që këta “dashamirës” të partisë ta “rregullojnë” atë sipas dizajneve e tekeve të tyre! 😜
Brengosëse dhe jo-korrekte megjithatë do te ishte fakti se këta “outsider-ë” nuk do ta bënin të njëjtën me partitë e tjera, e sigurisht që do te shkaktonte ndër to xhelozi, por edhe humbje “paanësie” të këtyre “shpëtimtarëve”! 😲”