17 vjet nga vrasja e Shaban Manaj, e kujton Isa Mustafa

Aktuale July 23, 2017 - 14:35

 

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe kryeministri në largim, Isa Mustafa e ka kujtuar Shaban Manajn, në 17 vjetorin e vrasjes së tij njofton Klan Kosova.

“Sot, u bën 17 vjet nga një prej vrasjeve më mizore, me motive politike, në Kosovën e pasluftës”, ka shkruar Mustafa në profilin e tij në Facebook.

“Shaban Manaj do të përkujtohet gjithmonë si një avokat i zoti, veprimtar i devotshëm kombëtar dhe aktivist e drejtues i shquar i LDK-së në Istog”.

I”nstitucionet e drejtësisë duhet që sa më parë të ndriçojnë përfundimisht kryerësit dhe nxitësit e vrasjes së Shaban Manajt dhe shumë personaliteteve tjera të shquara, pasluftës”.