Grabovci: Nuk kam kursyer asgjë për çlirimin dhe ndërtimin e Kosovës

Aktuale July 22, 2017 - 21:29

Ish-shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Grabovci, thotë se ai nuk ka kursyer asgjë nga vetja për ndërtimin e Kosovës.

“Nuk kam kursyer asgjë nga vetja ime nga familja ime për të dhënë për vendin tim, për çlirimin e vendit për ndërtimin e këtij vendi nuk kemi kursyer, kemi dhënë çdo gjë”, ka thënë ai.

“Nuk kemi kursyer për asgjë, unë e shoh si obligim për të shërbyer në rrethana e të kaluarës ndërsa, tash është koha tjetër ku duhet ta dëshmoj vetën përsëri dhe jam i gatshëm edhe për këtë sfidë”, ka thënë Grabovci nw emisionin E’Zone në Tribuna Channel.

Prokuroria Speciale kishte nisur hetimet kundër Adem Grabovcit dhe personave tjerë të përfshirë në përgjimet e publikuara nga portali Insajderi.

Adem Grabovci dyshohet se ka keqpërdorur pozitën zyrtare gjatë viteve 2011-2012.