Kështu i kundërpërgjigjet Haliti -Selmanajt

Aktuale July 22, 2017 - 19:01

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, e ka komentuar deklaratën e anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj i cili nëpërmes një postimi në facebook ka thënë se një qeveri pa PDK-në, pa shkatërruesit e shtetit, e zhvatësit e pasurisë do t’i bënte mirë vendit dhe të ardhmes së tij.

I pyetur nga “Gazeta Blic” për këto deklarata të Selmanajt, Haliti ka thënë se shpreson që deputeti i zgjedhur në bazë të numrave të koalicionit, të jetë e ta njohë opinioni si politikan dhe të besueshëm, e jo si opinionist të paguar.

“Shpresoj që deputeti i zgjedhur në bazë të numrit të koalicionit të jetë, e  ta njohë opinioni si politikan të besueshëm për opinionin, për vlerësimet politike, jo si opinionist të paguar por si politikan, përfaqësues të besueshëm të popullit.”, ka thënë Haliti.