Haxhiu: Vaj halli për Qeverinë që krijohet me pazare e shantazhe

Aktuale July 22, 2017 - 14:28

Deputetja e zgjedhur e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu duke komentuar zhvillimet e fundit politike ka thënë se “kjo çfarë po ndodhë nuk është politikë e këtu s’ ka as parime”.

Haxhiu përmes një statusi në profilin e saj zyrtar në rrjetin social “Facebook”, ka lënë të nënkuptohet se asnjë qeveri nuk mund të jetë stabile e cila siç ka shkruar ajo, krijohet përmes pazareve e shantazheve si dhe kushtëzohet nga votat e Listës Serbe, transmeton “Zeri.info”.

Psotimi i plotë i Haxhiut: 

Kjo çfarë po ndodhë nuk është politikë, këtu s' ka as parime. Ka vetem pazare të pista që po i bëjnë për pushtet e karrige!

Vaj halli për atë Qeveri që krijohet përmes pazareve e shantazheve dhe e cila kushtëzohet nga votat e Listes serbe!