Abdixhiku e quan bandë PAN-in, paralajmëron rikthimin e LDK-së

Aktuale July 22, 2017 - 12:10

Deputeti i zgjedhur i LDK’së, Lumir Abdixhiku e ka kopjuar gjuhën fyese e denigruese të Isa Mustafës, kur ka folur PDK-në, AAK-në e NISMA-n.

Kështu, Abdixhiku ka thënë se kontrabandistët janë bërë bashkë dhe po tregojnë se si bëhet pazare me deputetë.

“Oportunistë, kontrabandistë, kapës e shërbëtorë të tyre, janë bërë bashkë për të ndërtuar "shpresën" e Republikës. Me kontrabandë, kjo bandë, provon të nisë rrugëtimin politik, shpëtimin e vetes - theqafjen e shtetit. Në këtë rrugëtim ata asistohen nga Presidenti i vendit. Herë me takime të kafehaneve me ndërmjetësues mercenarizmi, herë me tryeza të kota e jokushtetuese për blerje kohe”, ka shkruar Abdixhiku, ndër të tjerash në një reagim në profilin e tij zyrtar në rrjetin social "Facebook".

Ky reagimi i deputetit të ri vjen pas sigurimit të votës së Teuta Rugovës për Ramush Haradinajn Kryeministër.

Isa Mustafa, sot, në një reagim i quajti kontrabandistë e matrapazë Dardan Gashin e Astrit Haraqine, por nuk ua përmendi emrat.

Sikurse Mustafa, edhe Abdixhiku ka shfaqur nervozë për numrat e PAN’it për ndërtimin e Qeverisë.

“Në vend të skuqjes e kokëuljes, këta, gjithë bashkë, na dalin pa fije marre me thirrje e mburrje për kontrabandime. E bëjnë shitblerjen krejt të zakonshme; tradhtinë vlerë e mercenarizmin "interes shteti". Shihni çfarë modeli u japin qytetarëve tanë. Këtë model, LDK nuk e pranon. E refuzon. Sot të mbeteni të sigurtë me qëndrimin tonë politik. I pandryshueshëm dhe pikë. S'ulemi, s'bisedojmë, s'bashkëpunojmë me PAN. Mbi të gjitha, sot të mbeteni të sigurtë se ju po e rifitoni Lidhjen. Atë kredibilen, të qytetarit, të Republikës. Mësohuni me një LDK kështu. Rikthimi ynë ka nisë tashmë. E s'ka propagandë, s'ka mercenarë, s'ka tradhti e s'ka as bandë që mund të na ndalë nga ky rikthim!”, ka shkruar Abdixhiku.

Postimi i plotë i Abdixhikut: 

Oportunistë, kontrabandistë, kapës e shërbëtorë të tyre, janë bërë bashkë për të ndërtuar "shpresën" e Republikës.

Me kontrabandë, kjo bandë, provon të nisë rrugëtimin politik, shpëtimin e vetes - theqafjen e shtetit.

Në këtë rrugëtim ata asistohen nga Presidenti i vendit. Herë me takime të kafehaneve me ndërmjetësues mercenarizmi, herë me tryeza të kota e jokushtetuese për blerje kohe.

Në vend të skuqjes e kokëuljes, këta, gjithë bashkë, na dalin pa fije marre me thirrje e mburrje për kontrabandime.

E bëjnë shitblerjen krejt të zakonshme; tradhtinë vlerë e mercenarizmin "interes shteti". Shihni çfarë modeli u japin qytetarëve tanë.

Këtë model, LDK nuk e pranon. E refuzon. Sot të mbeteni të sigurtë me qëndrimin tonë politik. I pandryshueshëm dhe pikë. S'ulemi, s'bisedojmë, s'bashkëpunojmë me PAN.

Mbi të gjitha, sot të mbeteni të sigurtë se ju po e rifitoni Lidhjen.

Atë kredibilen, të qytetarit, të Republikës. Mësohuni me një LDK kështu. Rikthimi ynë ka nisë tashmë.

E s'ka propagandë, s'ka mercenarë, s'ka tradhti e s'ka as bandë që mund të na ndalë nga ky rikthim!